Armando Broja ka qenë protagonist për Chelsean në ndeshjen e parë miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Londinezët kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen ndaj Wrexham dhe sulmuesi shqiptar është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.
Broja zuri vendin e Marc Guiu dhe tregoi paraqitje të mirë duke pasur disa mundësi të mira shënimi.
Megjithatë sulmuesi shqiptar në fund të ndeshjes u bë protagonist kur asistoi te Lesley Ugochukwu i cili shënoi për të barazuar shifrat në 2-2.
22-vjeçari po shikohet nga afër nga trajneri Enzo Maresca i cili do të marrë një vendim pas turneut në SHBA nëse do ta mbajë Brojën apo do ta largojë. /Telegrafi/
Chelsea 2 – 2 Wrexham. Lesley Ugochukwu equalizes with a fine left-footed finish into the far corner after Armando Broja’s layoff. ? #ChelseaFc #CFC #Wrexham #CHEWRE https://t.co/CVhSTC3FOS pic.twitter.com/u4EywqlZ6D
— Escoberoo ? (@Escoberoo) July 25, 2024
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK