Armando Broja po përpiqet të rikthehet në formën e tij më të mirë pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të lëndimit që pësoi muaj më parë.
Ditën e djeshme, sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi sfidën nga minuta e parë në ndeshjen që Chelsea e humbi ndaj Evertonit, shkruan Arbresh.info.
Ai luajti 67-të, minuta në këtë sfidë.
Kohët e fundit, emri i tij është lakuar shumë nga mediat e huaja pasi është në radarët e shumë klubeve në Premier League, por edhe jashtë saj.
Qarkullojnë zëra se disa klube turke kanë shfaqur interes për Brojën.
Siç bën të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, Broja nuk konsideron aspak një transferim në ligën turke kurse sulmuesi kuqezi shpreson ende dhe dëshiron të luajë në Angli./arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...