Braziliani Matheus Alisson zyrtarisht lojtar i Trepçës ‘89

18:45 | 20 Gusht 2025
Q L

Skuadra e Trepçës ’89 ka zyrtarizuar sot transferimin më të ri të kësaj verë.

Bëhet fjalë për Matheus Alisson, sulmuesin e krahut nga Brazili, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas eksperiencave të mëparshme te KEK-u dhe Gjilani.

“Matheus nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e KEK-ut dhe Gjilanit, ku ka treguar cilësi të larta teknike dhe shpejtësi në lojë. Me përvojën dhe energjinë e tij, ai pritet të jetë një forcë shtesë në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Mirë se erdhe në Mitrovicë, Matheus!”, thuhet në njoftimin e klubit nga ‘Riza Lushta’.

Me këtë përforcim, Trepça ’89 synon të rrisë konkurrencën në fazën sulmuese dhe të përforcojë ambiciet për edicionin që tashmë ka nisur.