Brazili zgjeron listën e futbollistë të ftuar përpara Kupës së Amerikës.
Ai ka ftuar tre lojtarë, dy prej të cilëve luajnë në Itali, Bremer, mbrojtës i Juventusit, Ederson, mesfushor i Atalantës dhe Pepe, anësor sulmues i Portos.
Dorival Junior i ka thirrur këta tre lojtarë për t’i testuar në miqësoret para Kupës së Amerikës, kundër Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, që do të luhen muajin e ardhshëm.
Përveç Bremerit, Edersonit dhe Pepes, në listë është një tjetër emër i ri Rafael, portier i Sao Paolos.
Ky i fundit, megjithatë, u thirr për të zëvendësuar të lënduarin Ederson.
Rritja e numrit të lojtarëve në dispozicion ishte një kërkesë nga Federata dhe u autorizua këtë mëngjes nga Conmebol, në një takim të zhvilluar në Bangkok të Tajlandës.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...