Brazili ka regjistruar fitore në takimin miqësor kundër Rusisë.
Skuadra kombëtare e Brazilit ka mposhtur me rezultat të thellë 0 me 3 atë të Rusisë, e cila do të jetë nikoqire e Kampionatit Botëror 2018 këtë verë, shkruan portali arbresh.info.
Brenda 45 minutave të parë në stadiumin Luzhinik Arena, djelmoshat nën udhëheqjen e Tites rrezikuan portën e Rusisë përmes linjës së tyre frontale të përbërë nga yjet si Jesus, Willian dhe Coutinho, por portat mbetën të pastra.
Sidoqoftë, shifrat u zhbllokuan menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Pas vetëm tetë minutave lojë, Miranda realizoi golin e epërsisë për 0 me 1 para se Philippe Coutinho të dyfishonte epërsinë duke u treguar i saktë me goditjen e tij nga penaltia.
Goli i tretë erdhi nga ylli tjetër i Barcelonës, Paulinho, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Williani i Chelseas.
Ndeshja e ardhshme miqësore e Brazilit do të zhvillohet të martën e ardhshme kundër Gjermanisë./arbresh.info/
Shikoni tri golat nga Brazili:
https://streamable.com/3qdir
https://streamable.com/w96b9
https://streamable.com/l4er2
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...