Borussia Dortmund ka arritur të marr fitore në derbi ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së parë të Bundesligës.
Milionerët e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar që në start portën e aspirinave.
Karim Adeyemi gjuajti bukur, por topi goditi shtyllën dhe u ndal në vijë, ku nga afër Marco Resu shtyu topin në rrjetë për 1-0.
Në minutën e 20-të ishte Patrick Schick që tentoi të shënojë, por pa sukses.
Reus dhe Jude Bellingham rrezikuan në fraksionin e parë për Dortmund, por rrjeta nuk u gjet.
Me të filluar pjesa e dytë ishte Thorgan Hazard që rrezikoi, por portieri Lukas Hradecky bëri pritje të madhe.
Schick ishte rrezik konstant për portën e Dortmund me dy raste në minutat 53’ dhe 63’, por që nuk arriti të shënojë, pasi gjuajtjet e tij u ndalën nga portieri vendas.
Bayer Leverkusen gjeti golin në minutën e 81-të, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Marius Ëolf i Dortmund rrezikoi në minutën e 85-të, por as ky nuk ishte i saktë.
Deri në fund gola më nuk kishte dhe Borussia Dortmund mori tri pikë në ndeshjen hapëse për ta në Bundesliga. /Telegrafi/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...