Bordi i Manchester United do t’i premtojë Jose Mourinhos se do të nënshkruajnë tre ‘Galatikë’ gjatë veres së ardhshme në mënyrë që portugezi ta refuzojë PSG, sipas disa raportimeve.
Parsienët besohet se do ta shkarkojnë Unay Emery dhe e dëshirojnë Jose Mourinho si trajner të ardhshëm. Mourinho javë më parë PSG e ka cilësuar si ‘klub special’.
Kontrata Mourinhos i përfundon në vitin 2019, është i dëshpëruar me dëshimin e ‘djajve të kuq’ për të nënshkruar me Ivan Perisic, pasi kishin refuzuar të pagujnë 50 milionë euro për shërbimet e kroatit, transmeton arbresh.info.
Ndërsa, PSG theu rekordin e botës duke transferuar Neymarin për 198 milionë euro dhe Mourinho beson se PSG do t’ia siguronte të gjithë transferet që do t’i kërkonte.
Por, sipas gazetës spanjolle Sport, bordi i United do të transferojnë së paku tre super yje.
Antoine Greizmann i Atletico Madridit dhe Gareth Bale i Real Madridit besohet se janë dy nga tre ‘galatikët’. I treti nuk është bërë i ditur. /arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...