Pas zyrtarizimit të Matheus Cunhas, Manchester United është në rrugë të mirë ta transferojë edhe “bomberin” e Brentfordit, Bryan Mbeumo.
Siç ka raportuar David Ornstein, futbollisti i Brentfordit dëshrion t’i bashkohet Manchester United këtë merkato, shkruan Arbresh.info.
Ai ka vendosur se dëshiron të bashkohet me Man Utd dhe klubi anglez tani pritet të hapë bisedimet me Brentford në përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin 25-vjeçar këtë verë.
? EXCL: Bryan Mbuemo decides he wants to join Man Utd & #MUFC now expected to open talks with Brentford in bid to sign 25yo forward this summer. Likes of #AFC #NUFC #THFC all interested but Cameroon int’l favours Old Trafford if deal agreed @TheAthleticFC https://t.co/GQzsop35pI
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 2, 2025
Shumë klube të tjera të Premier Leagues si Arsenal, Newcastle United dhe Tottenham kishin shprehur interesim për të, mirëpo kamerunasi ka zgjedhur “Djajtë e Kuq”.
25-vjeçari ka pasur një super sezon me Brentfordin ku ka realizuar 20 gola dhe dhuroi nëntë asistime në 42 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Mbeumo është pjesë e Brentfordi nga sezoni 19/20, kur kjo skuadër ka garuar në Championship dhe ka qenë një ndër lojtarët kyc të rikthimit të kësaj ekipe në Premier League.
Kamerunasi ka kontratë me Brentfordin deri në qershorin e vitit të ardhshëm./Arbresh.info
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, dys...