Mediat italiane raportojnë se Milani është duke menduar ta transferojë anësorin e Kosovës, Edon Zhegrovën, për ta zëvendësuar turkun zhgënjyes Hakan Calhanoglun.
Milani e ka vënë në treg Calhanoglun, i cili ka zhgënjyer në fanellën kuqezi që prej transferimit nga Bayer Leverkuseni këtë sezon, skuadër me të cilën bëri emër, shkruan gazeta express.
Leipzig ka trokitur në derën e Milanit me një ofertë të ngritur në vlerë 20 milion euro për turkun, që sipas Calciomercatos dhe Sports Mediaset, do ta pranojë ofertën e gjermanëve për Calhanoglun. S
hitja e turkut do ta detyrojë klubin nga Milano që ta gjejë një zëvendësues të tij.
Drejtori sportiv Leonardo e ka identifikuar yllin kosovar të Genkut, Edon Zhegrovën si zëvendësues ideal të turkut, sipas Sport Mediaset.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...