Daniele De Rossit do t’i jepet fanella me numrin 16 te Boca Juniors në Copa Libertadores – bëjnë të ditur mediat argjentinase.
Fituesi i Kupës së Botës, i cili do t’i mbushë 36 vjet këtë muaj, është lojtar i lirë, pasi Roma vendosi të mos ia vazhdonte kontratën.
Është pritur që futbollisti italian t’i japë fund karrierës aktive, mirëpo në ditët e fundit është raportuar se ai planifikon të luajë te Boca Juniors.
Bisedimet kanë avancuar me drejtorin dhe ish-bashkëlojtarin e tij te Roma, Nicolas Burdisso, ndërkohë që De Rossi gjithmonë ka thënë se do t’i pëlqente të luajë te Bombonerët.
Sipas Informacion CABJ, atij i është siguruar fanella me numrin 16 dhe pritet të luajë në Copa Libertadores.
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...