Blerim Xhemaili, mesfushori shqiptar i Zvicrës tashmë në pension, thotë se Granit Xhaka do t’i mungojë shumë Zvicrës sonte kundër Spanjës.
Zvicra, që eliminoi favoritin numër një në Euro 2020, Francën, pas pak, nga ora 18:00 përballet me Spanjën e talenteve në çerekfinale të “Euro 2020”.
Para këtij takimi ka folur edhe ishi, Blerim Xhemaili, i cili numëron 69 ndeshje me Zvicrën dhe ka shënuar 10 gola, por tashmë ka varur atletet.
Ai foli në veçanti për mungesën e Granit Xhakës, që sipas tij, është një humbje e madhe për Zvicrën.
Xhaka do të mungojë sonte për shkak të numrit të kartonëve.
“Është e vështirë të zëvendësohet Xhaka. Është shumë e rëndësishme lidershipi i tij. Zakaria, megjithatë është një lider gjithashtu, lojtar i fortë”./express
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...