E ardhmja e Milot Rashicës mund të jetë në Premierligë.
Milot Rashica është rikthyer në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Werder Bremen.
Ylli i Kombëtares së Kosovës së fundmi ishte raportuar se mund t’i bashkohet rivalit nga Bundesliga, Leipzig.
Mirëpo, lajmet e fundit sugjerojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, transmeton lajmi.net.
“Milot Rashica kurrë nuk kishte marrëveshje për transferim në Leipzig. Aston Villa ka paraqitur ofertë zyrtare për transferimin e tij sipas Bild.
Rashica do të dëshironte të luajë në Premierligë. Bisedimet janë duke u zhvilluar”, ka shkruar gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano në Twitter duke cituar postimin e Bild.
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...