Gazeta e njohur gjermane Bild ka shtruar një pyetje mjaftë interesante për lexuesit e saj.
Në një artikull të postuar vetëm dy orë larg ndeshjes tejet të rëndësishme të Kosovës kundër Anglisë në stadiumin St. Mary’s, gazeta e lartpërmendur shtron një pyetje mjaftë tërheqëse për lexuesit e saj, shkruan portali arbresh.info.
“A do të vazhdoj përpalla e Kosovës” – është titulli i artikullit ku Bild përmend rekordin e jashtëzakonshëm të “Dardanëve” si të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit.
Ata theksojnë gjithashtu se asnjë skuadër në Evropë nuk ka një rekord të tillë.
Bild përmend edhe faktin se Kosova është bërë anëtare e UEFA-së në vitin 2016.
Po ashtu, aty është vënë në pah edhe një deklaratë nga trajneri Bernard Challandes, i cili ka thënë se kombëtarja jonë nuk është se vetëm do të mbrohet gjatë gjithë ndeshjes duke shtuar se do t’i shfaqin edhe disa “çmenduri” në këtë takim.
Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për çdo përditësim./arbresh.info/

Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...