Pas eksperiencave të mbyllura përpara kohe me polakët e Legias së Varshavës dhe grekët e Olimpiakosit, pavarësisht se i udhëhoqi skuadrat drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Besnik Hasi është pranë rikthimit në detyrë.
Ish-kapiteni i Kombëtares cilësohet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Genkut në Belgjikë, skuadër që së fundmi largoi nga detyra trajnerin Albert Stuivenberg.
Me ekipin që renditet në vendin e nëntë në kampionat, drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkonin holandezin për mosrealizimin e objektivit.
Besnik Hasi cilësohet si shpëtimtari i sezonit, edhe sepse 46-vjeçari e njeh mjaft mirë ambientin, përcjellë Supersport.
Gjatë karrierës si futbollist, gjakovari ka luajtur 5 sezone me ngjyrat e Genk, në dy etapa të ndryshme, madje në vitin 1999 fitoi edhe titullin e parë kampion në Belgjikë si lojtar.
Rikthimi si trajner në Jupiler Pro League cilësohet si lëvizja ideale për Hasin, pasi njohuria e madhe që ka për kampionatin do ta ndihmonte të ringrinte kuotat si trajner, ndërsa ish-kapiteni kuqezi është përfolur edhe si alternativë për stolin e përfaqësueses së Kosovës. /SS/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...