Mund ta rinisë, duke stërvitur David Alabën?! Besnik Hasit i është ofruar stoli i kombëtares austriake dhe ai është një nga kandidatët seriozë për të pasuar Marsel Kolerin në pankinë, i cili pritet të largohet në fund të vitit pas dështimit për të kualifikuar përfaqësuesen në Botërorin e Rusisë.
Burime të sigurta i bëjnë me dije “Panorama Sport” se mes Hasit dhe kombëtares austriake janë vendosur edhe kontaktet e para. Është pikërisht drejtori sportiv i kombëtares austriake, Peter Shëtel, ai që i ka kërkuar ish-trajnerit të Olimpiakosit disponueshmërinë e tij për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.
Një Task Forcë ka përpiluar një listë me emrat e kandidatëve të mundshëm të disponueshëm për të marrë stolin e kombëtares dhe Shëtel e ka atë në duart e tij. Mediat austriake zbulojnë se nga kjo listë, që ka edhe emrat e dy bavarezëve, Torshten Fink dhe Matias Zamer, do të zgjidhet edhe trajneri i ri brenda dy javëve të ardhshme.
Gjithnjë sipas tyre, dëshira e parë e bordit të federatës është Fink, por problemi është që ata duhet të paguajnë 500 mijë euro që të prishin kontratën e tij me Austrinë e Vjenës. ÖFB dëshiron që ta shpallë trajnerin e ri brenda 30 tetorit dhe Task Forca që do ta zgjedhë atë përbëhet nga presidenti Vindtner, drejtori Nojhold dhe sekretarët e përgjithshëm Holerer dhe Markus Kraetshmer. Kandidatë të tjerë të përfolur janë edhe Franko Foda, Andreas Hercog dhe Peter Shtëger, trajneri i Këlnit në Bundesligë.
OLIMPIAKOSI
Por edhe Hasi ka një problem financiar për të zgjidhur përpara se të bëjë zgjedhjen e tij të ardhshme në karrierë. I njëjti burim, konfirmoi për “Panorama Sport” se ai është ende duke negociuar zgjidhjen e kontratës me ish-klubin e tij Olimpiakosin. Hasi kishte një kontratë 2-vjeçare me rekordmenët helenë, por ata e shkarkuan pa kaluar as 4 muaj.
Presidenti Evangjelos Marianaqis i detyrohet trajnerit 45-vjeçar rreth 600 mijë euro, shifër të cilën ish-trajneri i Anderlehtit duhej ta merrte pas një viti. Ditët e fundit është përfolur për një rikthim të tij në Belgjikë, në stolin e Kortrijk, por një lajm i tillë, me sa duket, ka qenë vetëm një spekulim i shtypit belg.
Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta...
Dy punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe iraniane u vranë në një s...
Raportohet se një zjarr ka shpërthyer në Lipjan, dyshohet se...
Irani i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së të veprojë k...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Janë pesë shqiptarë të bllo...
Irani ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Izraelit, raporto...