Beshiktashi më i madh se Stambolli

19:16 | 17 Janar 2021
A Z

Beshiktashi ka fituar derbin e madh të Stambollit.

Bardhezinjtë kanë mposhtur Galatasarayn me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 19-të të Superligës turke.

Golin e parë Beshiktashi e shënoi në minutën e 19-të me anë të Josef de Souza.

Rezultatin e dyfishoi N’Koudou në minutën e parë shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Beshiktashi është në vendin e parë me 38 pikë, tri pikë më shumë se Fenerbahce që ka një lojë më pak të zhvilluar.

Galatasaray janë në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme