Bersant Celina ka hapur llogarinë te klubi anglez Ispwich.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij të zhvilluar kundër Crystal Palaces mbrëmjen e sotme (e martë), shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi i ri i Ipswichit realizoi golin e parë te klubi në Championship qysh pas transferimit këtë merkato në formë huazimi nga Manchester City, ku ishte rikthyer pas sezonit gjithashtu si një i huazuar te Twente.
Celina, i cili ka bërë gjithsej tetë paraqitje për Kosovën, shënoi në minutën e parë të kohës shtesë (91′) ndaj Palaces.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në ‘EFL Cup’ përfundoi me rezultat 2 me 1 në favor të Crystal Palaces./arbresh.info/
https://twitter.com/kosovanfooty/status/900092868823568384
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë