Sulmuesi i Manchester Cityt, Bernando Silva ka pranuar se i pëlqen të punojë nën urdhrat e trajnerit, Pep Guardiola.
Bernando me shumë mundësi do jetë në formacionin e Pep Guardioles për përballjen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali abrresh.info.
Portugezi për SER Catalunya ka lavdëruar punën e mrekullueshme që ka bërë tekniku spanjoll te gjiganti anglez.

“Mëson çdo ditë shumë gjëra, është kënaqësi dhe padyshim është një ndër me të mirët, rezultatet flasin”.
“Që prej kohës kur jam transferuar që nga dy vite e gjysmë, kemi fituar shumë dhe është kënaqësi të punosh me Pep”, deklaroi ai.
City këtë sezon synon ta fitojë Ligën e Kampionëve, ngase gara për titullin e Premierë Ligës ka mbaruar sepse janë 22 pikë mbrapa liderit, Liverpool./arbresh.info.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...