Sipas asaj që raportonte dje gazeta rumune “Wowbiz.ro”, e cila publikoi edhe disa foto, Silvio Berluscono ka gjetur akordin me manjatin kinez Poe Qui Ying Wangsuo, i njohur si Mr.Pink, për shitjen e mazhorancës së aksioneve të Milanit. Por një lajm i tillë u përgënjeshtrua më pas nga Fininvest.
Por sipas mediave italiane, pas Milanit qëndron hija e Bee Taechaubol, një financier tajlandez i interesuar për të marrë 30% të aksioneve të klubit kuqezi për shumën e 250 milionë eurove.
Zërat për shitjen e Milanit vazhdojnë dita-ditës, edhe pse për momentin nuk ka asgjë konkrete. /albeu
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë