Ylli kosovar Mërgim Berisha ka shkëlqyer në paraqitjen e tij të fundit me fanellën e skuadrës austriake Liefering.
Sulmuesi i ka siguruar fitoren me rezultat 0 me 2 skuadrës së tij në ndeshjen e xhiros së 23 në kuadër të Ligës së Parë të Austrisë kundër Wacker Innsbruckut, shkruan portali arbresh.info.
18-vjeçari shënoi dy super gola të shpejtë për dy minuta menjëherë pas inkuadrimit në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes si mysafirë të zhvilluar në stadiumin ‘Stadion Tivoli’.
Berisha dërgoi fillimisht në epërsi Lieferingun në minutën e 78′, ndërsa vetëm dy minuta më vonë dyfishoi epërsinë me golin nga pika e bardhë (80′).
Ky është gjithashtu sezoni më i mirë i kosovarit në Liefering, ku bën pjesë që tri vite. Me 13 gola gjatë 22 paraqitje, adoleshenti është golashënuesi i tretë më i mirë i Ligës së Parë të Austrisë./arbresh.info
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...
RENEA e Shqipërisë me paraqitje fantastike në elitën botëror...
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...