Besart Berisha ka vazhduar me formën e tij të jashtëzakonshme në kampionatin australian me skuadrën e tij Melbourne Victory.
Melbourne Victory shënoi fitore të thellë 3-0 ndaj Wellington Phoenix, për ta kompletuar fitoren e dytë këtë edicion.
Padyshim që më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi shqiptar Besart Berisha që realizoi dy gola në këtë takim.
Golin e parë prishtinasi e shënoi në minutën e 10-të pas një aksioni individual në zonë duke e mposhtur lehtësisht portierin mysafir.
Ndërkohë golin e dytë personal dhe të tretin në këtë takim, Besarti e realizoi në minutën e 61-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, ku kaloi portierin dhe realizoi lehtësisht.
Pas katër xhirove në A-League, Melbourne ka grumbulluar shtatë pikë ndërsa Berisha ka realizuar tre gola nga gjashtë në total sa ka realizuar ekipi i tij.
https://www.youtube.com/watch?v=5wXKZYsMp8k
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...