Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Kosovën se lojtarët duhet të tregojnë aftësitë e tyre dhe se e meritojnë ftesën kuqezi.
Për afrimin e lojtarëve nga kampionati shqiptar
Nuk është strategji, ka lojtarë interesantë në Shqipëri, si Guri që është shfaqur mirë dhe e kemi ftuar, duhet të tregojë që është për kombëtare, janë të mirëpritur nga Shqipëria, nëse janë të aftë i grumbulloj. Por pastaj është arena ndërkombëtare, duhet të tregojnë se e meritojnë atë.
Gjendja e lojtarëve të aktivizuar më pak
Këto miqësore shërbejnë si të gjithë vendet e botës, për t’u takuar, e qartë që janë të lodhur se është fund sezoni, por vendosin seriozitet në lojë dhe jam i bindur se do të bëjnë mirë. Kush nuk ka 90 minutat e zëvendësojmë, ky është testi i fundit para ndeshjeve zyrtare dhe i kemi bërë për të krijuar grupin për eliminatoret, ndaj për mua është shumë i rëndësishëm ky grumbullim.
Për lojtarët e grumbulluar
Jam i bindur që kemi lojtarë të mirë, një grup i mirë. Kanë qëndruar në shtëpi disa por nuk është e thënë që nuk janë edhe në shtator. Mendoj se kam një grup të mirë për të ecur drejt Europianit, jam i bindur që kemi shanse të fitojmë grupin tonë, kemi mundësi të mira. /Tema/
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...