Sulmuesi francez në një intervistë dhënë gazetarit spanjoll Edu Aguirre, ka folur për të ardhmen e tij pas pensionimit nga futbolli aktiv.
Ish-ylli i Real Madridit, i cili tani po bën karrierë në Arabinë Saudite, thotë se dëshiron të mbetet në botën e futbollit.
“Nuk e di ende se kur do të tërhiqem. Më kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata me Al Ittihad. Gjithçka varet nga mënyra se si ndihem çdo vit. Por diçka është e sigurt, të qenit trajner është më e komplikuar se të qenit lojtar. Unë ende dua të mbetem pjesë e botës së futbollit dhe do të doja të kthehesha në këtë sport në një formë tjetër”, ka thënë Benzema.
Francezi nuk e përjashton mundësinë që sërish të kthehet tek Real Madridi po në një pozitë tjetër.
Benzema kujtoi momentin e transferimit të tij nga Lyon te Real Madridi dhe besimin e madh që i dha presidenti Florentino Perez.
“Kur kalova te Reali, ai i tha babait tim se për sa kohë ai do të ishte në Madrid, do të isha edhe unë. Ai ishte personi i parë që telefonova kur vendosa të largohem. Ai nuk e kuptoi plotësisht vendimin tim. I thashë se lojtarët e rinj, si Vinicius dhe Rodrygo, ishin të gatshëm të merrnin përsipër”, theksoi Benzema.
Asi francez tregon qartë se edhe pse është larguar nga Real Madridi, lidhja e tij me klubin mbetet e fortë, ndërsa e ardhmja e tij në botën e futbollit ende është e hapur./rtk
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...