Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, ka kërkuar koncentrim maksimal dhe një fitore që do ishte e madhe për tifozët.
Me Bale dhe Ramos por pa James Rodriguez. Rafa Benitez duhet ti bëjë llogaritë pa yllin kolumbian në derbin e Madridit përballë Atleticos. 24-vjecari është dëmtuar sërish dhe do të mungojë edhe për 2 deri në 3 javë të tjera.
Edhe Bale e Ramos nuk kanë arritur ende formën e tyre më të mirë fizike pas dëmtimeve respektive dhe nuk dihet nëse do të jenë titullarë, por pavarisht të gjithave Benitez beson se Los Blancos i kanë mundësitë për ta mposhtur Atleticon edhe pse Reali nuk ka marrë asnjë fitore në 5 ndeshjet e fundit në Vicente Calderon.
”Ne do të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Një ndeshje të tillë mund ta fitosh në disa mënyra. Njëra mund të jetë ta sulmosh kundërshtarin në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa një tjetër ta presësh dhe ta kundërsulmosh rrezikshëm. Atletico është një skuadër e madhe dhe mbi të gjitha një klub i madh që po i bën gjërat shumë mirë”.
“Ata drejtohen nga një trajner i shkëlqyer dhe një sfidë e tillë e meriton të quhet një derbi edhe nëse dy skuadrat nuk do të ishin pjesë e të njëjtit qytet. Ne do të zbresim në fushë të motivuar dhe nëse luajmë me përqëndrim unë jam i bindur se mund të fitojmë”.
“Bale dhe Ramos? Të dy janë stërvitur mirë dhe për këtë arsye janë në listën e të grumbulluarve, nëse do të luajnë do të vendosim vetëm pak orë para sfidës”, u shpreh Benitez.
Xhamat e ngrirë brenda veturës – pse ndodh dhe si ta z...
Mazda lanson një veturë të re elektrike për Evropë
Pa kripë, pa dëme: Si ta hiqni akullin nga shkallët në mënyr...
Pse pesimistët shërohen më ngadalë – mekanizmat që e bëjnë s...
SHBA nis sulmet ajrore kundër ISIS në Siri
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë