Skuadra angleze, Everton planifikon të mbajë një takim urgjent për të diskutuar të ardhmen e Rafael Benitez pas humbjes zhgënjyese 4-1 në Premier League nga Liverpool.
“The Toffees” patën një fillim të mirë sezoni, por tani e gjejnë vetëm vetëm pesë pikë larg zonës së kuqe, dhe kjo diferencë mund të zvogëlohet nëse Burnley arrinë të mposhtë Tottenham Hotspur.
Gazetari sportiv, Rudy Galetti tani pohon se është caktuar një mbledhje urgjente e bordit. Benitez mund të shkarkohet para ndeshjes me Arsenalin.
Duke gjykuar nga rezultatet e fundit të Everton, ata mund të kenë një trajner të ri në fushë përpara se të rihapet afati i transferimeve.
Duncan Ferguson ishte në krye të skuadrës angleze më parë si trajner i përkohshëm, dhe me shumë gjasë mund të marrë rolin e përkohshëm nëse Benitez shkarkohet./Arbresh.info
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...