Trajneri spanjoll, Rafa Benitez ka shkruar një letër emocionuese si falënderim për mundësinë e dhënë për të drejtuar skuadrën e Real Madridit.
Ai ka falënderuar të gjithë që i kanë ndihmuar atij, që puna e tij të jetë me e lehtë dhe i dëshiron shumë fat zëvendësit të tij Zinedine Zidane, shkruan Marca.
Më poshtë mund të lexoni të plotë letrën e Benitezit:
“Unë dua që të gjithëve brenda shoqërisë, nga bordi e deri te tifozi i fundit, që udhëheqësit, punëtorët, mbështetësit dhe simpatizantët, të dinë se për mua ishte një nder për të shërbyer në këtë klub, ku u rrita si futbollist, person dhe trajner i të rinjve dhe i ekipit të parë”.
“Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë njerëzit që më ndihmuan, nga dita e parë që vendosa këmbën në qytetin e ri të Real Madridit ose në Santiago Bernabeu, të gjithë atyre që më kanë ndihmuar për të më bërë punën më të lehtë në këto muaj, për ata që kanë dhënë më të mirën e tyre që suksesin të kemi të përbashkët.
Unë do të doja t’i uroj fat në gjithçka Zinedine Zidanes, zëvendësuesit tim dhe tërë skuadrës së tij dhe secilit lojtarë, trajnerë dhe stafit që punojnë në Valdebebas dhe në Bernabeu për të mirën e klubit. Fati i tij do të jetë në Real Madridin tonë që i dëshirojnë më të mirën”./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...