Anglia ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ pas shumë vuajtjesh ndaj Zvicrës.
Pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 1-1 me Anglinë që u desh të barazonte pas epërsisë së helvetikëve.
Megjithatë pas ekzekutimit të penalltive, Anglia fitoi me rezultat 5-3 për të kaluar në mesin e katër shteteve më të mira në Evropë.
Jude Bellingham ishte i saktë nga 11 metra, derisa ai është pyetur rreth penalltive të shënuara, duke thënë se ka të bëjë me besimin dhe mentalitetin.
“Penalltitë janë çështje mentaliteti, por edhe stërvitjeje. Unë besoj se kjo skuadër është shumë në rregull me mentalitetin, pasi është pikërisht mentaliteti që na ka mbajtur në lojë gjatë këtij evropiani”.
“Unë i besoj vetes sime dhe rutinës sime të përditshme në stërvitje, i besoj këshillave të trajnerit dhe stafit”, u shpreh Bellingham.
Në gjysmëfinalen e madhe Kombëtarja e Anglisë do të përballet me Holandën të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në Signal Iduna Park. /Telegrafi/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...