Real Madridi ka eliminuar Manchester City mbrëmë në kuadër të çerekfinaleve të Chamopions League.
Ndeshja përfundoi baras pas 120 minutave, kurse penalltitë përcaktuan fituesin me madrilenët që ishin më të saktë, shkruan Arbresh.info.
Jude Bellingham pas ndeshjes tha se nëse jeni në Madrid duhet të pranoni kritikat.
“Nëse je në Real Madrid, duhet të pranosh të kritikohesh. Nëse je këtu, do të thotë se mund ta përballosh”, u shpreh Bellingham.
Më tej ai shtoi se simbolin e Realit e çmon shumë dhe nuk ka mundur të ëndërroj diçka të tillë
“Ju duhet të vendosni simbolin e Real Madridit në gjoks çdo ditë, ndiheni shumë mirënjohës që jeni atje. Nuk mund ta ëndërroja kurrë diçka të tillë!”, tha Jude.
Real Madridi do të ballafaqohet me Bayern Munich në gjysmëfinale./Arbresh.info/
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...