Google ADS

Bellerin: Euro 2016 ishte befasi për mua

11:28 | 13 Qershor 2016
Arbresh Info

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin ka rrëfyer se është befasuar pasi është përzgjedhur për skuadrën e Spanjës në Kampionatin Evropian 2016.

21-vjeçari ka zbuluar se ishte bërë gati për të shkuar në pushimet verore para se kuptoi që ishte pjesë e planeve të trajnerit Vicente Del Bosques.

“Isha gati duke u nisur për pushime pasi një pjesëtar i familjes time më telefonoi për të më treguar”, tha Bellerin për faqen zyrtare të UEFA-s, transmeton portali arbresh.info.

“Familja ime më tregoi që Del Bosque ka njoftuar në një konferencë që unë do të jem në stërvitje me grupin. Të jesh pjesë e skuadrës së përkohshme, në vend të pushimeve, ishte një kënaqësi e madhe për mua”.

“Pasi Dani Carvajal u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve, trajneri më tha që unë do ta zëvendësojë atë”.

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Bellerinit për Topçinjtë sezonin e kaluar kanë prodhuar thashetheme në Spanjë që Barcelona, ku lojtari ka kaluar vitet e tij të para, mund të bëjë ofertë për yllin e ri të Arsene Wengerit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale