Google ADS

Belgjika siguron tre pikët e para në Euro 2016 (Foto/Video)

16:49 | 18 Qershor 2016
Arbresh Info

Pas disfatës 2-0 kundër Italisë, Belgjika ka siguruar tre pikët e para në Kampionatin Evropian 2016 në përballjen kundër Irlandës që përfundoi me rezultat 3-0.

Belgjika krijoi një numër të madh shansesh kundër Irlandës brenda pjesës së parë, por golat munguan gjatë 45 minutave të parë. Sidoqoftë, mbrojtja e Irlandës nuk i rezistoi më sulmeve nga Djajtë e Kuq të Belgjikës, shkruan portali arbresh.info. Përfaqësuesja belge siguroi epërsinë pas vetëm tre minutave lojë në pjesën e dytë.

Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku shënoi për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga vet 23-vjeçari. [VIDEO]

lu

Pas disa kombinimeve të bukura në minutat në vazhdim, belgët arritën të shënojnë sërish duke dyfishuar epërsinë. Mesfushori 27-vjeçar Axel Witsel shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 60′ të ndeshjes. [VIDEO]

witsel

Ende pa kaluar dhjetë minuta lojë që nga goli i dytë, Belgjika thelloi edhe më tej epërsinë duke shënuar për 3-0. Lukaku shënoi lehtë golin e dytë personal në ndeshje nga zona e penaltisë pas asistimit që pranoi nga Eden Hazard në minutën e 70′. [VIDEO]

lukaku romelu1

Pas kësaj fitore, Belgjika qëndron pas Italisë në pozitën e dytë në Grupin E me tre pikë, dy më shumë se Irlanda dhe Suedia./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale