Paris Saint-Germain e ka vënë në shitje zyrtarisht Kylian Mbappen, duke mos e përfshirë madje as në udhëtimin e tyre për në Japoni për ndeshjet para-sezonale, raporton L’Equipe.
Mediumi francez raporton se klubi parisien është në dijeni për marrëveshjen e fshehtë të sulmuesit me Real Madridit për t’iu bashkuar atyre në verën e vitit 2024.
Andaj, ata nuk duan ta humbin atë si të lirë, duke e vënë kështu në tregun e transferimeve dhe raportohet se duan rreth 200 milionë euro për kartonin e tij.
Los Blancos tani duhet të veprojnë për t’i marrë shërbimet e tij, ndërsa ka edhe disa skuadra të interesuara për kartonin e tij.
Sulmuesi 24-vjeçar po ashtu ka një kusht nga PSG, pasi i është thënë se ai duhet të dalë publikisht të konfirmojë se po largohet nga klubi dhe kjo pritet të ndodhë më 1 gusht.
Ditët e ardhshme do të jetë tejet të nxehta në Paris dhe Spanjë, pasi dy klubet do të synoj ë të arrijnë një marrëveshje sa më parë. /Telegrafi/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen