Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka zbuluar se kush mund ta marrë drejtimin e skuadër londineze në të ardhmen.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger parasheh një të ardhme të ndritur për Jack Wilsheren, të cilin e ka huazuar te Bournemouth deri në fund të këtij sezoni.
Strategu francez beson se reprezentuesi i Anglisë një ditë do të bëhet trajneri i Arsenalit, përcjell Express.
“Sigurisht një ditë ai do të jetë në vendin tim”, ka thënë Wenger për Wilsher, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Southampton
“Ai e ka trurin e vërtetë të futbollit dhe kupton futbollin. Në të ardhmen e shoh Wilshern në këtë klub natyrisht. Ai do të kalojë jetën në futboll, ai është një njeri i futbollit”, ka theksuar Wenger.

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...