Befason Rooney: Van Gal trajneri më i mirë që kam pasur

12:14 | 30 Qershor 2019
A Z

Wayne Rooney ka thënë se Louis van Gaal është trajneri më i mirë që ai e ka pasur gjatë karrierës së tij të bujshme, edhe pse Sir Alex Ferguson ishte trajner i tij për nëntë vjet rresht në Manchester United.

Rooney i fitoi pesë tituj në Premierligë dhe një trofe në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Fergustonit, por duket se Van Gaal i ka lënë atij më së shumti përshtypje nga të gjithë, transmeton Gazeta Express.

Van Gaal e udhëhoqi Unitedin drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve pasi u emërua në postin e trajnerit më 2014, por u shkarkua vetëm 24 orë pasi e udhëhoqi Unitedin drejt fitimit të FA Cup më 2016, për arsyeje se kishte dështuar ta mbyllte sezonin në top katërshe në ligë.

“Van Gaal është pa asnjë dyshim trajneri më i mirë me të cilin kam punuar – njëqind për qind”, tha Rooney për Mirror.

“Aftësitë e tij taktike, mënyra sesi përgatitej ai dhe vëmendja që ia kushtonte cdo detaji, ishin gjëra që më kanë mahnitur. E adhuroja. Kurrë nuk kam parë gjëra të tilla më herët”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale