Google ADS

Befason Pique, shfaq gishtin e mesëm para kamerave televizive (Video)

09:57 | 22 Qershor 2016
Arbresh Info

Gerard Pique është kthyer në qendër të një debati pasi shfaqi gishtin e mesëm para kamerave televizive para ndeshjes së zhvilluar në Euro 2016 ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë.

Ylli i Barcelonës është kapur nga kamerat duke bërë këtë veprim me duar derisa skuadra e tij po dëgjonte himnin e tyre para mposhtjes që pësuan me rezultat 2-1 në sfidën e tretë të zhvilluar në kuadër të Grupit D.

Të gjithë shikuesit ishin tronditur me veprimin që bëri Pique, dora e të cilit qëndronte mbi krahët e portierit të Manchester United, David De Gea. Sidoqoftë, mbetet ende e pa qartë nëse ky gjest i është kushtuar dikujt, megjithëse nga pamjet e publikuara nuk supozohet se është diçka e tillë./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=90Fx8GkUrOU

Shpërndaje në rrjete sociale