Romelu Lukaku ka befasuar të gjithë me deklaratat e fundit në lidhje me pensionimin e tij.
Lukaku është njëri nga lojtarët kryesor të Kombëtares së Belgjikës viteve të fundit.
Një gjë të tillë e ka treguar edhe në Kupën e Botës “Rusia 2018”, ku me katër gola të shënuara ndihmoi belgët të arrijnë vendin e tretë.
Megjithatë, deklaratat e tij të fundit në lidhje me futbollin ndërkombëtar i kanë befasuar të gjithë.
Sulmuesi i Manchester Unitedit në një intervistë të tij ka thënë se mendon pensionimin nga kombëtarja pas Euro 2020.
“Pas kampionatit evropian, mendoj se unë do të ndalem”, ka thënë shkurt Lukaku kur u pyet në lidhje me futbollin ndërkombëtar.
Kjo është sigurisht një befasi e madhe, pasi Lukaku momentalisht ka vetëm 25 vjet dhe pas Euro 2020 do t’i kishte vetëm 27 vjet.
Ndryshe, Lukaku është golashënuesi më i madh në histori të Belgjikës me 40 gola, të cilat kanë ardhur nga 75 ndeshje. /Telegrafi/
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...