Manchester United është kualifikuar në raundin e ardhshëm të FA Cup, pasi kanë mposhtur Arsenalin në ‘Emirates’ pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.
Një ndeshje që prodhoi gjithçka brenda pjesës së dytë me dy gola, një penallti e një karton të kuq.
“Djajtë e kuq” e nisën më mirë me golin e Fernandes. Mirëpo pas nëntë minutash, fati nuk i buzqëshi Unitedit, ku mbeti me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të Dalotit.
Dy minuta pas përjashtimit të Dalot, Gabriel i Arsenalit barazoi takimin.
Arsenali pati mundësi të shënoj gol në minutën e 72-të, mirëpo nga penalltia gaboi Odegaard.
“Topçinjtë” patën edhe dy mundësi të mira por që Bayindir bëri dy pritje të shkëlqyera.
Performanca e Bayindir vazhdoi edhe në vazhdime por edhe në penallti, ku priti atë të Kai Havertzit.
Në penallti më të saktë ishin skuadra e Manchester United të cilët fituan me rezultat 5-3 duke avancuar kështu në raundin tjetër të FA Cup./Arbresh.info
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente