Bayern Munich është duke planifikuar të rinovojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë synon të sjell lojtarë të rinj e të talentuar në Allianz Arena për edicionin e ardhshëm.
Bavarezët kanë piketuar tre futbollistë të Ajaxit për edicionin e ardhshëm, pasi duan t’i transferojnë në Munich.
Mbrojtësi i djathtë maroken Noussair Mazraoui, mesfushori Ryan Gravenberch dhe sulmuesi brazilian Antony janë në listën e dëshirave të bavarezëve.

Marokeni Mazraoui në verë mbetet i lirë dhe Bayerni po rivalizon Barcelonën për t’i siguruar shërbimet e tij.
Ndërkohë për dyshen Gravenberch dhe Antony, gjiganti gjerman duhet të shpenzojë shumë për ta fituar garën me skuadrat tjera të mëdha që të nënshkruajnë me të.

Ajaxi e vlerëson Gravenberchin rreth 50 milionë euro, derisa sulmuesin anësorë Antony me 40 milionë euro të tjera.
Gjithnjë sipas mediave gjermane, drejtuesit e Bayernit kanë kontaktuar homologët e tyre te Ajax për të kërkuar informacione rreth lojtarëve në fjalë.

Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...