Bayern Munich dhe Leroy Sane një histori që nuk po ndjek ende të njëjtën rrugë, por që shumë shpejt mund të ndryshojë.
Klubi bavarez prej kohësh është në gjurmët e talentit të përfaqësueses gjermane dhe ishte shumë pranë nënshkrimit në verën e 2019-ës, por për fat të keq 24-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë duke bërë që gjithçka të anulohej, ose ndoshta thjeshtë të shtyhej për merkaton e kësaj vere.
Së fundmi interesin për anësorin e ka rikonfirmuar edhe presidenti i kampionëve të Gjermanisë Herbert Hainer.
“Prej kohësh ne jemi vendosur në gjurmët e Sanes, është një futbollist shumë i mirë dhe besoj se çdo skuadër do kishte dëshirë të kishte një lojtar të tillë. Ai është nën kontratë me Manchester City, do presim se çdo të ndodhë në merkaton e kësaj vere.”

Sipas mediave në Britani, kampionët e Gjermanisë po vijojnë sulmin për të mbërritur tek Sane dhe kanë vendosur në tryezë 70 milionë paund për shërbimet e ish lojtarit të Schalkes.
Qytetarët në 2016-ën shpenzuan 50 milionë euro për futbollistin me baba senegalez dhe nënë gjermane, kontrata e anësorit përfundon në vitin 2021 dhe nëse nuk ka rinovim atëherë City do të jetë i detyruar të pranojë 70 milionë paundët e Bayernit për të mos e humbur lojtarin me parametra 0.
Leroy Sane ende nuk ka zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare për Manchester City-n në këtë sezon, teksa u rikthye të stërvitje më 27 shkurt.
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...