Futbollisti i Bayernit, David Alaba nuk është stërvitur sot me skuadrën në prag të sfidës kundër Real Madrid që do të zhvillohet nesër (e mërkurë).
Mbrojtësi i majtë u dëmtua në kofshë në sfidën kundër Bayer Leverkusen për Kupën e Gjermanisë. Austriaku nuk u aktivua në fundjavë kundër Hannover për kampionat dhe sot në seancën e paradites nuk ka qenë në urdhrat e Jupp Heynckes.
Një problem jo i vogël për Bayern Munchen, që duket se do ta zëvendësojë Alaba-n me Rafinhan. Braziliani do të “natyralizohet” sërish në të majtë të mbrojtjes. Në stërvitjen e sotme munguan edhe Manuel Neuer, Kingsley Coman dhe Arturo Vidal.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...