Me rezultat 4:0 e kanë mbyllur sezonin edhe Bayern Munichu e edhe Borussia Dortmundi. Megjithatë, përderisa Bayerni fitoi bindshëm kundër Wolfsburgut, Dortmundin e befasoi Hoffenheimi në ditën finale të sezonit 2019/20.
Wolfsburg 0:4 Bayern Munich
Përkundër që tashmë veçse e kishte siguruar titullin e kampionit, Bayern Munichu mori fitore për prestigj kundër Wolsburgu, që po luante për ëndrrën për dalje në Evropë, raporton Gazeta Express.
Në ndeshjen finale të sezonit 2019/20, Thomas Muller shkëlqu me një gol dhe një asist, ndërsa golat e tjerë i shënuan Robert Lewandowski, Michael Cuisance dhe Kingsley Coman.
Përkundër kësaj disfate, Wolfsburgu megjithatë do të ketë mundësi të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm, pasi që zë pozitën e shtatë, që ia siguron vendin në kualifikime për Ligën e Evropës.
Borussia Dortmund 0:4 Hoffenheim
E për dallim nga Bayerni, Dortmundi nuk arriti ta mbyllë sezonin në mënyrë bindëse, pasi që pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Hoffenheimi.
Andrej Kramaric ishte autori i të katër golave të Hoffenheimit në këtë ndeshje të fundit për sezonin 2019/20 të Bundesligës.
Dortmundi e kishte siguruar pozitën e dytë në tabelë xhiron e kaluar, ndërsa Hoffenheimi me këtë fitore ngrihet në pozitën e gjashtë, që ia siguron kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës.
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë