Bayern Munich do të fitojë 1.25 milionë euro në vit nga Barcelona, në rast se Robert Lewandowski arrin t’i shënojë 25 gola.
Kështu të paktën raporton BILD.sport, sipas të cilëve ky dakordim është arritur menjëherë pasi kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit.
Futbollisti është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi deri më tani numëron plot 18 gola në të gjitha garat.
Për t’u aktivizuar ky shpërblim ndaj bavarezëve, polakut i duhen të paktën edhe shtatë gola, kur dihet se kanë kaluar vetëm 11 xhiro sezonale.
Mbetet të shihet se ku do të ndalet sulmuesi, sa u përket golave të shënuar.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...