Bayern ka rikthyer interesimin për sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te TSG Hoffenheim.
Sipas “Fichajes”, klubi bavarez po kërkon një qendërsulmues që mund t’i japë pushim Harry Kane pa rrezikuar fuqinë ofensive të ekipit dhe Asllani shihet si zgjidhje ideale.
Reprezentuesi kosovar ka bindur me paraqitjet e këtij sezoni, duke regjistruar 8 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje zyrtare.
Me një klauzolë lirimi prej rreth 30 milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2029, 23-vjeçari shihet si investim strategjik për të ardhmen e sulmit të Bayernit.
Ai këtë edicion ka luajtur në 23 ndeshje, derisa ka realizuar tetë gola dhe shtatë asistime./Arbresh.info
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...