Bayern Munchen ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Eintracht Frankfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë vazhduar me rezultate pozitive në Bundesliga, duke marrë tri pikët e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte për një nuancë në favor të Bavarezëve, por edhe përkunder rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë golin.
Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi të luajë më mirë dhe pas disa rasteve gjeti edhe golin që doli të ishte i fitores.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 72-të dhe ishte zëvendësuesi Leroy Sane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Joshua Kimmich.
Me këtë fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 58 pikë, ndërsa Eintrachti renditet i 10-ti me 31 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit, teksa Eintracht Frankfurt udhëton te Hertha Berlini.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...