Bayern Munich mposhti Boca Juniors me rezultat 2-1 në xhiron e dytë të Kupës së Botës për Klube, humbja e parë për një ekip të Amerikës së Jugut në këtë turne.
Në nëntë duelet e deritanishme, amerikano-jugorët kanë fituar gjashtë herë dhe kanë pasur tre barazime, dhe humbja e Bocas kundër ekipit gjerman është humbja e parë e të gjitha ekipeve amerikano-jugore në këtë turne.
Ndeshja filloi mirë për Bavarezët, të cilët shënuan me anë të Michael Olise në minutën e tetë, por goli i tij u anulua për shkak të një pozicioni të palejuar, dhe dhjetë minuta më vonë, Harry Kane i kaloi bavarezët në epërsi dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë 1-0.
Ishte minuta e 66-të e ndeshjes kur Boca arriti të barazonte rezultatin, dhe shënuesi ishte Miguel Merentiel, i cili në mënyrë brilante eliminoi dy mbrojtës të Bayernit dhe e kontrolloi portierin e ekipit gjerman për të barazuar rezultatin.
Dhe kur takimi po i afrohej fundit, në skenë hyri Olise. Përfaqësuesi francez shënoi golin e fitores për Bayernin në minutën e 84-të me një asistim nga Kane dhe e çoi ekipin bavarez në fazën eliminatore të kësaj gare. /Telegrafi/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër