Bayern Munich është mysafir i Benficas në takimin që luhet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Estadio da Luz’, me Bavarezët që nuk i pret një takim i lehtë.
Për këtë sfidë, Benfica nuk mund të llogarisë në dy lojtarë si, Haris Seferovic dhe Valentino Lazaro, që janë të dy të lënduar.
Në anën tjetër, Bayern Munichu do të ketë tre mungesa si Sven Ulreich, Alphonso Davies dhe Leon Goretzka, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Benficas: Vlachodimos, Vertonghen, Otmanedi, Verissimo, Gilberto, Weigl, Mario, Grimaldo, Nunez, Rafa, Yaremchuk.
Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer, Hernadez, Upamecano, Sule, Pavard, Kimmich, Sabitzer, Sane, Muller, Gnabry, Lewandowski. /Telegrafi/

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...