Bayern Munich do të provojë me të gjitha për të nënshkruar Leroy Sane në janar nga Manchester City, me gjithë dëmtimin e tij të rëndë në gju.
Bavarezët e kishin ndjekur reprezentuesin gjerman për një kohë të gjatë dhe ishin gati ta transferonin atë në këtë verë.
City refuzoi një ofertë prej rreth 70 milionë funtesh për 23-vjeçarin, të cilit Bayerni ishte përgatitur t’ia ofronte 400 mijë funte në javë.
Megjithatë, sulmuesi anësor i Manchester Cityt lëndoi ligamentin ACL në finalen e Community Shield në fillim të këtij muaji dhe dukej se gjithçka ka mbaruar.
Por, edhe përkundër lëndimit, gjiganti nga Bundesliga nuk ka hequr dorë dhe do të tentojë transferimin e tij në janar.
Drejtuesit e Bayernit thuhet se do të kthehen me një ofertë tjetër në afatin kalimtar të janarit, e cila do të jetë e njëjtë me ofertën e verës.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...