Bayern Munich ka marrë një fitore me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”, duke e thelluar në nëntë pikë epërsinë në krye të Bundesligës.
“Bavarezët” e kanë nisur ndeshjen në mënyrë dominuese dhe kanë kaluar në epërsi pas një goditje nga këndi. Aleksandar Pavlovic ka realizuar me volej nga skaji i zonës, ndonëse portieri Kaua Santos e ka prekur topin.
Vetëm katër minuta më vonë, vendasit e kanë dyfishuar rezultatin. Pas një tjetër këndi, Josip Stanisic e ka devijuar topin te Harry Kane, i cili ka shënuar me kokë golin e tij të njëzet e shtatë në kampionat këtë sezon.
Frankfurt ka pasur pak raste në pjesën e parë, ndërsa Bayern e ka kontrolluar lojën. Në pjesën e dytë, “bavarezët” kanë vazhduar me presion dhe Kane ka realizuar sërish, kësaj radhe me të majtën nga distanca, duke shënuar golin e tij të nëntëdhjetë në Bundesligë.
Megjithatë, fundi i ndeshjes ka qenë dramatik. Kane ka shkaktuari penallti pas një ndërhyrje ndaj Oscar Hojlund, dhe Jonathan Burkardt ka realizuar për 3:1. Më pas, një gabim i Joshua Kimmich në zonën e vet i ka dhënë mundësi Arnaud Kalimuendo të shënojë për 3:2 dhe ta rikthejë tensionin në ndeshje.
Frankfurt ka tentuar të barazojë, por rasti më i mirë i Mario Gotze ka përfunduar mbi portë. Me këtë humbje, mysafirët kanë mbetur tetë pikë larg zonës që dërgon në garat evropiane.
Bayern mbetet lider komod i Bundesligës, por paraqitja e dobët në pjesën e dytë lë pikëpyetje para përballjes së javës së ardhshme në “Der Klassiker” ndaj Borussia Dortmund.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?