Jamal Musiala nuk do të luajë në ndeshjet e Ligës së Kombeve me Gjermaninë.
Mesfushori ende po vuan nga dëmtimi në kofshën e majtë, të cilin e pësoi me Bayernin me 4 prill gjatë ndeshjes së Bundesligës kundër Augsburgut, shkruan Arbresh.info.
Sipas BILD pritet të kthehet në fushë për Kupën e Botës për Klube, pasi ende nuk u rikuperua plotësisht, kështu që nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë “pancerat”, në Ligën e Kombeve.
Pas dy muajsh rikuperim, Musiala do të jetë në gjendje të marrë pjesë në turneun e fundit dhe prestigjioz të planifikuar pas disa javësh, ku sipas gazetës gjermane ai e ka rritur ndjeshëm intensitetin e seancës së tij stërvitore.
Mbetet për t’u parë se kur trajneri, Vincent Kompany, do ta fus atë në stërvitjet e ekipit, dhe natyrisht se kjo mund të ndodhë që këtë javë.
Bayern Munich ndodhet në grupin C të Kupës së Botës për klube së bashku me Auckland Cityn, Boca Juniors dhe Benfican.
Nëse skuadra arrin të fitojë këtë turne fiton 110 milionë euro./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...