Bayern Munchen është mposhtur nga Borussia Monchengladbach në “Allianz Arena”, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18-të të Bundesligës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët shënuan përmes Robert Leëandoëskit në minutën e 18-të të ndeshjes.
Megjithatë, kjo nuk doli të jetë një ndeshje e lehtë për bavarezët.
Kjo pasi mysafirët arritën të përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë.
Florian Neuhaus barazoi në minutën e 27-të, për të kaluar pastaj në epërsi përmes golit të Stefan Lainer menjëherë pas katër minutash.
Në pjesën e dytë, Bayerni pati raste të shumta, por përkundër kësaj, rezultati nuk ndryshoi.
Edhe pas kësaj humbje, bavarezët vazhdojnë kryesimin në renditjen tabelare me 43 pikë, ndërsa Monchengladbach gjendet në vendin e 11-të me 22 pikë./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...