Bashkimi ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me basketbollistin Maliek White.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të lëshuar nga prizrenasit thuhet se klubi dhe lojtari me marrëveshje të dyanshme i kanë dhënë fund bashkëpunimit.
“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme, kemi shkëputur kontratën me lojtarin Maliek White, i cili iu bashkua ekipit gjatë verës”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Ai është paraqitur në 13 ndeshjet e para në elitën e basketbollit kosovar dhe ka luajtur me mesatare prej 8.1 pikësh, 2.7 kërcime dhe 3 asistime për ndeshje.
Bashkimi nuk pritet të qëndroj duarkryq dhe pritet që ditëve në vijim ta zyrtarizoj basketbollistin që do ta zëvendësojë, Maliek White./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...